kenget me te bukura te shkurte fejza

Këngët më të bukura të Shkurte Fejza

Lajme

Shkurte Fejza është një ndër artistet, e cila numëron shumë vite karrierë dhe këngë tepër të bukura. Edhe pse është e vështirë të bësh dallime mes këngëve të saj, ja cila është përzgjedhja jonë për rubrikën “Top 5”

Shkurte & Naxhije Fejza – Për ty motër është një ndër dedikimet më të bukura që i është bërë ndonjëherë motrave, i publikuar në vitin 2015-të.

Shkurte Fejza ft Gresa Behluli – Nena ime është një këngë e publikuar në marsin e vitit 2017-të, një bashkëpunim nënë e bijë, me një tekst të përkryer dedikuar nënës.

Shkurte Fejza – Prishtine, Tirane është një tjetër këngë që nuk mungonte “Top 5”, një këngë që lidh fort trevat shqiptare.

Shkurte Fejza – Mora fjalë është një ndër këngët më të vjetra të artistes në këtë përzgjedhje muzikore, e cila i është përkushtuar heroit, Adem Jasharit.

Shkurte Fejza – Xhamadani Vija Vija është një këngë e interpretuar me shumë profesionalizëm nga këngëtarja e dashur e publikut shqiptar.