Këngët më të bukura të Selami Kolonjës, sot në "Top 5"

Këngët më të bukura të Selami Kolonjës, sot në “Top 5”

Lajme

Selami Kolonja, një artist që ka filluar të merret me këngë që në fëmijërinë e tij, vazhdon ende të prodhojë muzikë dhe është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Sot në “Top 5” kemi përzgjedhur disa prej këngëve më të bukura të artistit ndër vite.

“Vajza e endrrave” është një prodhim i vitit 2005, një këngë mjaft e njohur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar.

“Hajde Lule” është një këngë mjaft e njohur për shqiptarët dhe Selami Kolonja e ka risjellë mjaft bukur.

“Valsi i fundit” është një prodhim i vitit 2014-të, një ndërthurje e bukur e tekstit dhe muzikës edhe pse flet për një dashuri të humbur.

“Pocari” është një këngë që i dedikohet gjuhës shqipe, një projekt muzikor, i cili të prek zemrën sa herë e dëgjon.

“Per ty” është një ndër publikimet më të reja të Selami Kolonjës, e cila ka dalë në treg më 12 maj të këtij viti dhe që sigurisht nuk mund t’i mungonte kësaj përzgjedhjeje muzikore.