Këngët më të bukura të Alban Skënderaj ndër vite

Këngët më të bukura të Alban Skënderaj ndër vite

Lajme

Alban Skënderaj është një ndër artistët mjaft të dashur të publikut shqiptar, këngët e të cilit shndërrohen menjëherë në hite. Pavarësisht se është e vështirë të bëjmë një përzgjedhje se cila këngë është më e bukur, ne jemi munduar të sjellim tek ju disa prej këngëve, të cilat i kanë rezistuar kohës.

“Dicka” është një bashkëpunim të cilin Alban Skënderaj e ka sjellë më grupin Kthjellu. Kjo këngë është madje kënga fituese e edicionit të tretë të “Top Fest”.

“Vetem Ty” është pikërisht kënga që e bëri të njohur Alban Skënderaj në muzikë dhe më këtë këngë ai rrëmbeu cmimin e parë në “Top Fest 2”.

“Une dhe Ti” është kënga që riktheu Alban SKënderaj në muzikë pas një pauze muzikore, e publikuar rreth 4 vite më parë.

“Duamë” është padiskutim një ndër këngët më të vecanta të Albanit pasi ajo është xhiruar pikërisht në kohën kur dyshja kurorëzoi dashurinë dhe djali i tyre mban pikërisht këtë emër.

“Parajsa ime” është një ndër publikimet më të reja të Albanit, i cili ka ardhur në bashkëpunim me Elgit Dodën, duke u shndërruar në një ndër këngët më të dëgjuara të verës.

Transmetimin e plotë të këtyre këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV.