Këngë që nuk harrohen kurrë

Lajme

Sa shumë këngë kemi që kur i dëgjojmë na kthejnë pas në kohë, na kujtojnë ndjenjat e vjetra, emocionet dhe madje na duket sikur i ndiejmë sërish më të njëjtin intensitet.

E janë pikërisht këto këngë të cilat jo vetëm ne publiku por edhe artitët nuk i lënë të harrohen aq lehtë.

Këngë të viteve të kaluara të cilat janë pëlqyer dhe dashur shumë nga publiku risillen të rifreskuara nga artistë të ndryshëm.
Por edhe ata që kanë kënduar këngët origjinale kanë vendosur që ti rifreskojnë ato, të tillë si:

Argjend dhe Flori Lloga e ripublikuan këngën e tyre “Loti i verbër”, shumë e pëlqyer nga publiku.

Bujar Qamili dhe Luana Vjollca publikuan versionin e ripërpunuar të një ndër këngëve më të njohura të tij me titullin “Mi dhe flakë mallit tim”.

Një tjetër grup që ka risjellë hitin e tyre të vjetër janë TNT të cilët kanë risjellë me Luana Vjollcën “Moj biondinë me sytë e zi”

Një tjetër këngë është me titullin “Për një dashuri” nga Ermal Fejzullahu.

E kush nuk e mban mend këtë këngë…

Është pikërisht Ermal Fejzullahu që ka vendosur ta risjellë këtë këngë dhe kësaj here me një tjetër artist shumë të dashur Butrint Imeri.

Epo çunat ia kanë arritur qëllimit, na kanë çuar vite pas në periudhën e kësaj kënge Por me stil ndryshe.