Kënga “Lumi Une” e kthyer në një trend mjaft të pëlqyer, Irkenc Hyka zbulon se: “Ishte një gjë që i mungonte tregut…”

Lajme

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur Irkenc Hyka, gazetari Andi Vrapi, këngëtarja Nita Latifi dhe ish-banori i shtëpisë së BBV që përfundoi rrugëtimin e tij dje, Silvi.

Artisti i njohur Irkenc Hyka ka treguar më shumë detaje në lidhje me këngën e tij “Lumi Une” që tashmë është kthyer në një trend dhe është bërë mjaft e pëlqyer.

Më bëhet shumë qejfi me thënë të drejtën sepse unë këtë këngë e kam bërë për nusen. Ia kam dedikuar në dasmë. Është transmetuar ai sinqeriteti ajo dashuria në dasmë dhe e kanë kthyer të gjithë, jam shumë i lumtur që e përdorin të gjithë për eventet e tyre por unë s’duhet të mungoj, t’i bëjmë pak reklamë vetes. 

Pas mbrëmjes së kaluar me hyrjen e veçantë dhe nisjen e spektaklit në mënyrë aq të bukur, Irkenci ka zbuluar në Top Albania Radio se cilat ishin ndjesitë e para.

Më bëri habi sa bukur e kërcente Ledioni. Unë nuk po e shihja sepse isha babysitter part-time edhe kur e ktheva tek aplikacioni ishte interesante dhe shumë e bukur si gjë. Nuk e prisja fare që të vinte Ledioni me këngën ‘Lumi Une’ që këndon halla ime. Shumë bukur por herën tjetër duhet ta bëjë hapjen me mua aty. 

Ndër të tjera ai shtoi se:

Njerëzit e marrin shumë atë sinqeritetin kur ti e ke në këngë. Nuk është kënga e parë që bëj për nusen sepse kam pasur edhe “Asaj” dhe të dyja kanë përcjellë të njëjtën gjë. Pastaj e kanë përdorur shumë të tjera, ajo dasma në Kosovë. E kisha të qartë sepse ishte një gjë që i mungonte tregut shqiptar realisht. Mungon muzika shqiptare e vjetër. 

A do të pranonte Irkenc Hyka të bëhej pjesë e BBV jo si banor por të performonte një natë si i ftuar special?

Patjetër që po por duhet të jetë finalja.