Kejsi Tola është e dashura e Flori Mumajesit? Përgjigjet këngëtarja

Lajme

Kejsi Tola është një nga artistet e cila rrallë herë ka qënë në fokus të medias rozë. Ajo gjithmonë është shfaqur e rezervuar për jetën e saj private.

Por ka qënë pikërisht publikimi i këngës “Më ke mua”, e cila mban firmën e Flori Mumajesi, që përveçse një ndër këngët më të bukura të saj e ka vendosur gjithashtu në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme midis saj dhe Florit.

Asnjë nga dyshja nuk ka konfirmuar nëse këto zëra ishin të vërtet apo jo dhe dje e ftuar në “Piter Pan” ajo ka folur për këngën, “Sepse kushdo nga ne mund ta gjejë veten në këtë këngë”, – thotë ajo.

Ndërsa për lidhjen me Florin ajo shprehet:

“Unë mendoj që ‘fake news’ do ketë gjithmonë dhe nga gjithë kjo eksperienca ime në botën e muzikës, por tani edhe të shoëbiz-it, sepse gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht.

Patjetër që “fake news” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….”

“Ky ishte një “fake news” atëherë?” – këmbënguli Alketa Vejsiu për një përgjigje më të qartë në lidhje me Flori Mumajesin, por përgjigjja e Kejsit ishte e njëjta: “Thashë le të hamendësojnë si të duan…”

Pra, nuk kemi konfimim por nuk kemi as mohim. Le të themi se diçka ka ndodhur dhe sigurisht në një moment do ta marrim vesh se çfarë…