Keisi dhe Stresi janë padiskutim një ndër ciftet më të komëntuar në showbiz-in shqiptar por ajo cfarë vërtet na bind është fakti që mes tyre ekziston një dashuri e madhe pavarësisht zënkave që mund të kenë.
Shkak për “sherrin” e radhës është bërë një postim i Keisit, përmes të cilit ka lënë të nënkuptohet se ka dalë për një takim romantik.
Stresi ka reaguar ndaj postimit të Keisit, duke shkruar: “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo që të jesh, të tjerat vijnë e shkojnë”..
Një tjetër reagim ka ardhur nga Keisi, e cila përmes një “live” në Instagram, ka thënë se reagimi i Stresit është i tepërt pasi realisht nuk ka një fakt se ka dalë me ndonjë djalë ndërsa nuk ka harruar pa përmenduar faktin se ndihet e tradhëtuar nga ai.
E gjithë kjo zhurmë është mbyllur me një mesazh të bukur nga Stresi, i cili në intervistë të dhënë për revistën “Who” është shprehur: ““Unë nuk kam dhënë asnjë përgjigje, pavarësisht se mund të jetë keqkuptuar nga mediat e tjera. Nuk e di çfarë ka qarkulluar sot, të them të drejtën unë as nuk kam dhënë përgjigje, as nuk kam ndërmend të jap përgjigje. Ajo është vajzë shumë e mirë, unë e respektoj për aq kohë sa kam ndejtur me të. Momentalisht jemi në një gjendje pause, por s’mundem unë të reagoj për të, pasi është një ndër personat më të veçantë për mua. Janë idjotësira këto që shkruajnë, nuk i kuptoj, por po ta them që kam shumë respekt për të dhe gjërat e tjera janë trillime”