Jo 1, por 2 projekte nga Xemi Hasrama

Lajme

Xemi Hasrama është një artist shumë i njohur i muzikës popullore shqiptare.

Edhe pse i larguar nga Shqipëria prej shumë kohësh ai i vazhdon aktivitetet në muzikën popullore përmes muzikës live në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Ai së fundmi ka sjellë dy projekte të cilat do ti mund ti ndiqni në Melody TV.

Këngën “Shega guracake” e ka sjellë për festat e fundvitit dhe gjithashtu e ka shoqëruar me klip me xhirime festive.

Ndërsa kënga e tij e fundit me titullin “Qan vogëlushi babit”, është një bashkëpunim me një ndër zërat më të bukur të muzikës pupullore qytetare Greta Zani.