Jeni kurioz kush është në vend të parë?

Lajme

Jemi në muajin e fundit të 2019-tës. Po lëmë pas një vit plot me aktivitete dhe evente muzikore për artistët e “vjetër” dhe kemi gjithashtu edhe zbulimin e artistëve të rinj që sapo kanë nisur karrierën.

Në Melody Awards këtë vit kemi patur 8 kategori me artistë të nominuar, të cilën nëpërmjet votave të publikut do të shpallim fituesit.

Jeni kureshtarë si ka ecur votimi deri më tani?

Kategoria e pare: Këngëtarja e vitit, aktualisht kemi një barazim midis dy artisteve, Amarda Arkaxhiu dhe Gerona Hyska, të cilat pasohen nga Lumnije Menxhiqi në vend të tretë dhe Vida Kunora e Eglantina Toska.

   

Kategorita e dytë: Këngëtari më i mirë i vitit, deri më tani është në vend të pare Ervis Behari, I cili pasohet nga Rati e Argjend Lloga.

   

Kategoria e tretë: Kënga më e kërcyeshme, sipas votimeve gjatë këtij viti keni kërcyer më shumë me këngën e Artiola Toska ft Magic 4 me titull “Koka ty ta boni”

Kategoria e katërt: Melodia e dasmave, edhe njëherë është dëshmuar se i kemi shumë qejf baladat dhe këtë kategori e kryeson Amarda Arkaxhiu me këngën “Valsi i dashurisë”

Kategoria e pestë: Balada e vitit, kategoria e preferuar për të gjithë romantikët ku kryeson lehtë Amarda Arkaxhiu me “Valsi I dashurisë”, pasuar nga Shkurte Gashit ft Bruno me këngën e tyre “Jetën tënde”

Kategoria e gjashtë: Melodia e makinave, kënga që është votuar më shumë dhe kryeson ndjeshëm në këtë kategori është “Feliz” nga Min3.

Kategoria e shtatë: Dueti i vitit, kryesohet nga Shkurte Gashi ft Bruno të ndjekur nga Cricket ft Numen.

Kategoria e fundit por jo nga rëndësia: Hiti i vitit kryesohet nga Tuna ft Yll Limani, me një diferencë vogël me duetin e Eli Malaj ft Robert Berisha dhe Fatima Ymeri ft Bes Kallaku.

Gara ska mbaruar ende…

Voto të preferuarin tënd dhe mund të ndryshosh klasifikimin…