"Jemi bashk", një projekt sensibilizues nga Brajan dhe Kastro Zizo

“Jemi bashk”, një projekt muzikor sensibilizues nga Brajan dhe Kastro Zizo

Lajme

“Jemi bashk” është projekti më i ri, i cili i është shtuar tregun muzikor shqiptar. Si rralle projekte të publikuara tani, bashkëpunimi mes Brajan dhe Kastro Zizos vjen me një mesazh sensibilizues në të gjithë këtë zhurmë të madhe që bota po kalon.

Që në titull, dyshja është treguar mjaft pozitive, duke lënë të nënkuptohet se cdo gjë që të ndodhë, ne jemi bashkë.

Teksti i këngës nxjerr në pah dëmet që njeriu po i bën natyrës, kafsheve dhe gjithckaje tjetër, ku me ironi tregohet se është më mirë që në paralament të drejtojnë fëmijët.

Me shpresën se ditë më të mira do të vinë, frymëzohuni dhe shijojeni këngën më të re të Brajan dhe Kastro Zizo në Melody TV.