Ja si ka reaguar Loredana për këngën e re të Kidës me Mozzik

Lajme

Kida ka publikuar bashkëpunimin e saj më të me Mozzik pak ditë më parë.

Sigurisht që kënga si çdo projekt tjetër i mëparshëm i dy artistëve ka bërë mbi 7 Milion klikime në vetëm 5 ditë.

Ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Nin” me Alaudin Hamitin, ku përveç të tjerash ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve ngacmuese të Alaudinit lidhur me postimin e fotos së parë të projektit me duart e bashkuara e u duk sikur ishin në një lidhje bashkë.

Kida ka treguar se gjithçka ka qenë për të realizuar një ngjarje sa më reale në klip dhe se midis saj dhe Mozzik nuk ka asgjë.

E pytur gjithashu për Loredanën, ish partneren e Mozzik, se si e ka pritur bashkëpunimin ose nëse i ka shkruar ndonje koment por ajo tregoi se nuk ka marrë asnjë mesazh deri më tani dhe se ajo vazhdon të ruajë marrëdhenie normale me të, edhe pas ndarjes nga Mozzik.