Ja ku po i kalon pushimet Redoni…

Lajme

Pushimet e verës kanë nisur edhe pse këtë vit na janë prishur pak planet me situatën e pandemisë.

Ndryshe nga vitet e tjera ku zgjedhja për pushimet ka qënë më shumë e fokusuar në destinacionet jashtë Shqipërisë, këtë vit destinacioni ka qënë vetëm një, riviera shqiptare.

E pikërisht kështu kanë zgjedhur gjithashtu  edhe VIP-at ku i shohim në postime të ndryshme në plazhet tona mahnitëse.

Edhe Redon Berani ka zgjedhur gjithashtu që pushimet ti kalojë në Shqipëri.

Ai është emri më I ri në muzikë por potenciali i cilit ndjehet që tani.

Redoni ka publikuar në profilin e tij në Instagram foto nga plazhi i jugut dhe nga Mali i Robit.

Djaloshi simpatik duket shumë i relaksuar.

Nuk kanë munguar as komentet nga nëna e tij, Gili, ku sigurisht janë plot dashuri dhe reflektojnë edhe lidhjen e bukur që ato kanë.