Ja ku do martohet Luana

Lajme

Luana Vjollca është një ndër personazhet publike, jeta private e të cilës ka qënë shpesh herë kryefjala e medias rozë.

Prej vitesh ajo është në një lidhje me “menaxherin e vip-ave” Krenar Çoçaj dhe shpesh herë janë publikuar edhe lajme për dasëm.

Epo ku ka zë nuk është pa gjë…

“Panorama Puls” ka mësuar se Luana ka vendosur që të celebrohet në martesë me Krenarin në një ceremoni në Gjirin e Lalëzit, njësoj si e motra e saj Marina. Madje ajo ka zgjedhur edhe fustanet e nusërisë, këngëtarët e detaje të tjera të rëndësishme të festës.

Duke qënë se nga 23 Qershori do të mund të lejohen dasmat (sipas njoftimit të fundit), me shumë mundësi Luanën do ta shohim nuse këtë verë.

Ende nuk dihet data por ndoshta edhe çifti po pret që të stabilizohet situata dhe më pas të publikojnë çdo gjë. Sigurisht që dasma e Luana Vjollca do të jetë një nga ato eventet që do të flitet për ditë të tëra, kështu që presim datën…