Ja këngëtari më i mirë sipas Elton Qeraj

Lajme

Elton Qeraj është një ndër artistët më të kërkuar të muzikës së jugut. Sot ai do të na zbulojë më shumë detaje rreth karrierës dhe planeve të tij.

Melody: Ju keni publikuar klipin tuaj të parë në vitin 2013 dhe që nga ajo ditë nuk jeni ndaluar me projektet e reja. Kanë kaluar 7 vite. Çfarë do të ndryshonit nga projekti juaj i parë, “Djepi juaj Shqipëria”?

Nga projekti i parë nuk do ndryshoja diçka nuk jam penduar sepse ato kanë qënë fillimet e mia si çdo artist kur fillon karrierën.

Melody: Për cilën nga këngët tuaja keni marrë më shumë komente nga miqtë dhe të afërmit?

Janë disa këngë, por më e pikasura është kënga me titullin “Më fal nënë”.

Melody: Si e keni përjetuar këtë periudhë izolimi?

E kam kaluar shumë mirë. Më mungonin pushimet, jam kenaqur shumë me familjen dhe jam marrë shumë me projekte të reja nga studio ime muzikore në Londër që do dalin së shpejti këngë të reja.

Melody: Cila mendoni se është mënyra më e mirë për të promovuar muzikën në shqipëri?

Besoj se mënyra më e mirë është në programe televizive, në rrjetet sociale dhe në Melody Tv ?

Melody: Cilat janë projektet tuaja të radhës të planifikuara?

Nuk mund të flas shumë akoma sepse janë shumë projekte që do dalin së shpejti.

Melody: Cili është mesazhi juaj për të gjithë fansat dhe publikun që ju ndjek në Melody TV?

Fansave u them që ju dua shumë. Jeni ju pa jemi ne…

Melody: Cili artist sipas mendimit tuaj është më i Miri në muzikën e jugut?

Artistë të mirë mendoj ka disa, por në veçanti për mua është diva e muzikës së jugut Aurela Gace.