Ja disa artistë shqiptarë që këngën e tyre e kanë titulluar "Habibi"

Ja disa artistë shqiptarë që këngën e tyre e kanë titulluar “Habibi”

Lajme

“Habibi” në fakt është një fjalë arabe, kuptimi i së cilës është “dashuria ime”. Pavarësisht se mund të kemi një lidhje shumë të largët me Arabinë, shumë artistë shqiptarë kanë vendosur që një prej projekteve të tyre të mbajë këtë titull.

Më poshtë do të listojmë disa artsitë, këngët e të cilëve mbajnë këtë titull që për hir të së vërtetës është kaq shumë i përdorshëm.

Fatmir Sufa ft. Mandi – Habibi Ky është një ndër projektet më të reja të publikuara në treg, e cila mban titullin “Habibi”. Fatmir Sufa, një emër i njohur tashmë në tregun muzikor shqiptar, ka bashkuar fuqitë me Mandin dhe kanë sjellë një projekt mjaft të lezetshëm, që i duhej verës që sapo lamë pas.

Anxhelo Koci është një tjetër artist, i cili ka gjithashtu një këngë më këtë titull në repertorin e tij. “Habibi” e Anxhelo Kocit është publikuar në shtator të vitit 2018-të dhe duhet thënë që ishte një këngë që u pëlqye shumë në atë kohë.

Rino dhe Mc Kresha është një tjetër dyshe mjaft e njohur, të cilët në dhjetorin e vitit 2018-të, publikuan këngën e titulluar “Habibi”.

Në korrikun e vitit 2019-të, Luana Vjollca solli një tjetër bashkëpunim me një artist të huaj dhe bëhet fjalë për Faydee. Dyshja vendosi që bashkëpunimin e tyre ta titullonin “Yalla Habibi” dhe në fakt ky titull ka një kuptim pasi Fayde është me origjine libaneze.