Alban Skënderaj ka dhënë sot lajmin e bukur e ardhjes në jetë të vogëlushit përmes një postimi në Instagram me një foto dhe dedikim shumë të ëmbël ku ka zbuluar dhe emrin e veçantë të tij.
“Mirë se erdhe në jetë Duam.
Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e më pak se nesër. Ndoshta nuk të falim dot një kurorë por ti do jesh përjetësisht Princi jonë Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, qeë ti të rritesh me dinjitet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësitë. Të jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Të jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për vetën. Të duash e të të duan.
Ështe detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qënë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona të ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (përveç se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i këngës me të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, ditë e cila peërkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë.
Mirë se vjen në familje biri jonë. ????????
Të DUAM. ❤️❤️❤️❤️” – ka shkruar artisti në foton ku shihet Duam në krahët e Miriamit.
Kujtojmë se Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në Maj të vitit të kaluar me një ceremoni shumë të bukur në Maldive ku kanë bërë xhirimet e klipit “Duam” dhe kanë kaluar pushimet.