Ja çfarë do ti bashkojë sërish Bora Zemanin dhe Donald Veshaj

Lajme

Midis aludimeve se janë rikthyer sërish bashkë, thuhet se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do shfaqen në një film.

Pak ditë më parë, moderatorja publikoi në Instagram një video, ku shfaqej krah regjisorit Erion Bubullima në Vjenë, aty ku edhe jeton regjizori.

Regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj, raporton Anabel.al dhe tashmë krejt papritur, shohim edhe Borën me të.

Pjesëmarrja e Borës dhe Donaldit në një film do të ishte surprizë për publikun pas gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit mes tyre.

Në fakt dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se në të njëjtën kohë me Borën edhe Donaldi ka udhëtuar drej Vjenës. Kjo gjë u zbulua përmes sistemi Tims, teksa në Instagram ai u shfaq në aeroport dhe udhëtoi pa Romeon.

Sakaq, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe mori vëmendjen e të gjithve fakti se Bora e ndjek atë.

Rikujtojmë gjithashtu se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” Donaldi shkëputi çdo marrëdhënie të krijuar me Beatrix Ramosaj brenda këtij formati dhe ata kurrë nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishte këngëtarja ajo që ka lajmëruar ndarjen e tyre e para përmes një statusi në Instastory ku shkruante:”Jo Histori False”.

Aktori kurrë nuk ka dhënë asnjë intervistë pas daljes nga “Big Brother VIP”.