"Ishe ti" e Lumnije Menxhiqi, një ndërthurje e mrekullueshme e muzikës, tekstit dhe zërit

“Ishe ti” e Lumnije Menxhiqi, një ndërthurje e mrekullueshme e muzikës, tekstit dhe zërit

Lajme

Lumnije Menxhiqi është një artiste që në cdo projekt të sajin muzikor punon me shumë përkushtim, ashtu si edhe në prurjen e saj më të fundit, i cili ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.

E kontaktuar nga Melody TV, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka rrëfyer më tepër për projektin e saj më të ri, i cila kërkohet pafund në programacionin e Melody TV.

Melody TV: “Ishe ti” është një ndërthurje e mrekullueshme e muzikës, tekstit dhe zërit, sa të është dashur të punosh për këtë projekt ?

Lumnije Menxhiqi: Faleminderit. “Ishe ti” është punuar me shumë kujdes nga profesionistë të lartë të muzikës në Kosovë! Sigurisht që është dashur shumë punë dhe shumë kohë për realizimi i tij. Përvec kësaj ka patur edhe vështirësitë e veta në krahasim me realizimin e projekteve të tjera dhe kjo për shkak të situatës që gjendemi aktualisht, pandemisë.

Melody TV: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Lumnije Menxhiqi: Autore e këngës jam unë, orkrestrimin e ka bërë Riza Dolaku ndërsa tekstin e ka shkruar doajeni i gazetarisë, tashmë i ndjeri Hivzi Krasniqi. Sa i përket videoklipit është realizim i produksionit “Bug Production”.

Melody TV: A mund të na tregoni më shumë se për cfarë flet kënga?

Lumnije Menxhiqi: Kënga flet për një dashuri të vjetër të humbur.

Melody TV: Cili është projekti më i preferuar nga të gjitha këngët e tua?

Lumnije Menxhiqi: Projekti im më i preferuar është ‘Tinzisht ike’, autor i këngës është vëllai im Mendi Mengjiqi, i cili është edhe autor i Himnit të Kosovës!