Irma Libohova, një nga zërat më të bukur të muzikës moderne shqiptare, vjen sot me 5 këngët më të bukura

Irma Libohova, një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, vjen sot me 5 këngët më të bukura

Lajme

Ajo është një ndër ikonat e muzikës shqiptare, këngët e së cilës këndohen thuajse nga të gjitha moshat.

Në rubrikën “Top 5” sot kemi sjelli disa prej këngëve më të bukura të Irma Libohovës.

“Ke do doje ti” është një projekt muzikor i Irma Libohovës, i publikuar rreth 4 vite më parë

“Kavash Kavash” një këngë me ritmet e muzikës popullore, është publikuar në shkurt të vitit 2019-të.

“Peng” është gjithashtu një tjetër përzgjedhje e rubrikës së sotme në “Top “, një bashkëpunim mes Irma Libohovës dhe Rei Bexhanit.

Mollaxhiu” është një ndër këngët më të vjetra të artistës së mirënjohur, që sigurisht nuk mund t’i mungonte kësaj përzgjedhje muzikore.

“Kush ka vajza botën ka” është një ndër këngët që identifikon artisten dhe që cdo njëri e ka dëgjuar të paktën njëherë në jetë.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00