Ajo është një ndër artistet mjaft të dashura të publikut shqiptar, e cila numëron hite të shumta muzikore. Po flasim për Irini Qirjako, e cila së fundmi është vënë paksa në siklet nga moderatori Ervin Kurti.
E ftuar në “E diell” në Top Channel, artistja ka zbuluar se si gabimisht ka veshur një fustan me foton e një pornostareje greke për klipin “Nuse moj sorkadhe”.
Këngëtarja ka treguar se të gjitha rrobat e saj i merr në Greqi dhe kështu kishte ndodhur edhe me këtë fustan. Kishin qënë pikërisht motrat e saj, të cilat ia kishin konfirmuar faktin se ky fustan ishte shumë i bukur.
Kështu artistja e madhe kishte vendosur që këtë fustan ta vishte shpesh herë dhe madje ta vishte në klipin e një prej këngëve më të pëlqyera e saj, “Nuse moj Sorkadhe”.
Ishte pikërisht gazetari, Ervin Kurti, ai që i kishte thënë Qirjakos se fustani që ajo mbante veshur, kishte foton e një pornostareje greke. Fustani është ekzaktësisht ky: