Fred de Palma, i njohur për publikun shqiptar si i dashuri i Jori Delli, është shfaqur me njolla gjaku në një fotografi të postuar në profilin e tij të Instagramit.
Këngëtari është shfaqur me hundë të fashuar dhe me një shenjë në faqen e tij, duke shqetësuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Nuk është ende e qartë nëse i ka ndodhur dicka artistit apo thjesht është duke u përgatitur për xhirimin e ndonjë videoklipi të ri.
Sa i përket Jorit, ajo shihet se ditën e sotme ka qenë nën shoqërinë e prindërve të saj. Përmes disa postimeve në Instagram, modelja ka treguar se po kalon një kohë të mrekullueshme me familjen e saj.