Humb betejën me COVID-in, shuhet Kujtim Prodani

Humb betejën me COVID-in, shuhet Kujtim Prodani

Lajme

COVID-i i merr jetën kantautorit, Kujtim Prodani. Prej ditësh, Prodani ishte shtruar në spitalin Shfeqet Ndroqi pasi kishte nevojë për oksigjen. Gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar dhe sot u mësua lajmi i hidhur. Me ndarjen nga jeta të 57-vjeçarit, sot është një ditë e trishtë për artin shqiptar. Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Ai ishte djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.

Kujtojmë që Prodani  i dedikoi një këngë COVID-it me titull ‘Ju flet Corona’. Një këngë që pasqyron melankolinë e njeriut, prej mendimit që edhe dashuria, ajo e një përqafimi, apo puthja mund të lëndojë. Trishtimin, ndërsa ndjen mungesën e ecejakeve rrugicave të qytetit, të pemëve natyrës madje edhe të zhurmave të bezdisshme. “Mesazhi ynë është i qartë, kush do të reflektojë, reflekton, kush s’do… veten pastë në qafë thotë populli, është mirë që mos ta harrojmë gjithçka që la kjo gjendje”, u shpreh kantautori Prodani.

Populli thotë: Më jep një dhimbje, që të të dhurojë një këngë. Unë tani qesh, se kanë kaluar 7 javë, por ditët e para shqiptarëve edhe globit iu verit buzëqeshja. Tmerri, që na preku të gjithëve nuk mund të harrohet kaq shpejt, se është një virus, grip, sëmundje që tronditi shpirtin njerëzor. Edhe jam i bindur, që në fund fiton njerëzimi, fiton njeriu”, u shpreh artisti  Prodani në lidhje me situatën nga koronavirusi…