Së fundmi artistja e talentuar, Herta Toska ka surprizuar publikun me prurjen e saj më të re, e cila nuk është një këngë por instrumental. Për hir të së vërtetës është mjaft e vështirë që të gjesh artistë të tillë që edhe këndojnë por edhe prodhojnë instrumentale.
“Baresha” dhe “Këngë moj” janë dy këngët me një histori të gjatë në muzikë, të cilat Herta i ka sjellë me shumë profesionalizëm në një intrumental të vetëm
E kontaktuar nga Melody TV, Herta ka zbuluar më shumë për përzgjedhjen që ajo ka bërë dhe komentet që ka marrë nga ky projekt.
Melody TV: Pse zgjodhët pikërisht “Baresha” dhe “Kenge moj” për ta sjellë në këtë instrumental?
Herta: Fillimisht zgjodha “Bareshën” sepse më pëlqen shumë kur luhet me violinë. Kur po e punoja “Bareshen” mendova sikur t’i bashkoja dy pjesë muzikore që të bëhet më dinamike, me më shumë adrenalinë. Ritmit të “Bareshes” i shkonte shumë “Këngë moj” kështu që ja ku u bënë bashkë, një kolazh shumë i bukur.
Melody TV: Sa kohë të është dashur të përfundoni këtë projekt?
Herta: Kisha 5 vjet që po e punoja në mendje “Baresha & Kenge moj”. Mirëpo duke u marrë me angazhime të tjera e kisha lënë pas dore idenë time. Më në fund e vendosa, gjeta dhe producentin e mrekullueshem, kompozitorin Endrit Shani. Ai realizoi mrekullisht cdo gjë që kisha në mendje, madje doli më e bukur nga cfarë e kisha imagjinuar. U deshën rreth një muaj punë për t’u realizuar.
Melody TV: Si është pritur ky instrumental nga publiku?
Herta: Eshtë pritur jashtëzakonisht shumë mirë. Shumë njerëz më kanë përgëzuar për idenë, që u soll edhe me violinë pasi është dicka shumë e vecantë. Shumë artistë që janë pak të vështirë në zgjedhjet artistike më kanë komplimentuar. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që të vlerësohet puna dhe arti yt.