Herta po planifikon t'ju surprizojë me një projekt krejtësisht ndryshe

Herta po planifikon t’ju surprizojë me një projekt krejtësisht ndryshe

Lajme

Ajo është një këngëtare që sapo i është futur tregut muzikor shqiptar edhe pse ka shumë vite që merret me muzikë. Herta momentalisht po shijon suksesin e këngës, “Je si drita”, për të cilin u shpreh se ishte frymëzuar nga një person i afërt në jetën e saj.

Në një intervistë të dhënë për “Melody TV”, të cilën mund ta gjeni këtu, Herta ka rrëfyer se po përgatitet për të sjellë një projekt të ri, i cili do të jetë krejtësisht ndryshe dhe bëhet fjalë për një instrumental.

Derimë tani këngëtarja nuk ka dhënë detaje për këtë prurje të re muzikore, por pritshmëritë sigurisht që janë të mëdha nga ana e publikut.

Tags: