Fisnik Syla është padiskutim një personazh mjaft i njohur për publikun dhe kjo falë marrëdhënies të shumëpërfolur me këngëtaren e njohur Fjolla Morina.
Emri i tij ka pushtuar akoma më shumë kryertikujt e mediave rozë për shkak të ndarjes së hidhur me Fjollën.
Por mesa duket më në fund, Fisniku ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe më në fund ka gjetur dashurinë e tij të vërtetë, të paktën kështu shprehet vet ai.
Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Shqipëria Live”, Fisniku ka treguar se është në një lidhje me një vajzë që nuk është person publik, të cilës madje i ka blerë një unaze me diamante.
“Nuk është person publik, është vajzë shumë e thjeshtë. Eshtë vajzë e mirë dhe kemi qejf që të dy ta mbajmë sa më gjatë lidhjen”, rrëfen Fisniku.
Pavarësisht se po përpiqet që ta mbajë sa më sekret romancën e tij, ai shprehet se shpesh herë kur del me partneren e tij në Belgjikë, ku ka edhe shumë Shqiptare, atij i shkruajnë në rrjetet sociale, duke lënë kështu të nënkuptohet se është e vështirë t’i shpëtosh syrit të publikut.
Fisniku ka treguar se për shkak të marrëdhënies me Fjollën, ai ka vendosur që për dy vite të qëndrojë vetëm, pasi e ka patur të vështirë t’i besonte një vajze tjetër, derisa ka gjetur personin me të cilën momentalisht po shijon një lidhje.
Ai madje ka treguar se e ka provokuar shumë vajzën në fjalë, për të kuptuar nëse e do atë si Fisnik dhe jo për gjëra të tjera, referuar këtu pasurisë së tij.
Ndërsa i pyetur në lidhje me Fjollën, ai ka treguar se prej dy vitesh nuk ka asnjë komunikim me të dhe nuk di aspak se çfarë ajo bën me jetën personale por pavarësisht gjithçkaje ai i uron asaj gjithë të mirat.
Por ai ka theksuar që nuk dëshiron aspak që emri i tij të lidhet me Fjollën. Ndërsa lidhur me marrëdhënien e tij të re, ai shprehet se viti 2024 do të sjellë shumë gjëra të bukura për të dhe partneren e tij.