Vogëlushja Hana sot mbush 5 vjeç. Në këtë ditë të veçantë reperi i njohur, Mozzik, ka bërë urimin më të ëmbël për të bijën që tregon shumë edhe për marrëdhënien e tyre.
Mozzik ka ndarë disa foto në “Instastory” ku tregon sesa shumë është rritur Hana ndër vite në krahë të tij, teksa shprehet se e ka bërë babain më të lumtur në botë me ardhjen e saj në jetë.
“Para 5 vitesh m’ke bo njeriun mat lumtur n’botë. Të dua më së shumti në këtë jetë”, ka shkruar reperi i njohur në njërin postim.