Hall i madh me dasmat në Shqipëri!

Lajme

Jemi ende në periudhën më të zënë të vitit me dasma. Kryesisht në muajin Gusht, çiftet e reja e zgjedhin duke qënë se na vjen edhe fisi nga jashtë shtetit.

Në nga traditat më të vjetra në dasmat tona, është hedhja e lekëve kur kërcejmë në dasëm, sidomos kur kërcen shtëpia (familja e nuses ose e dhëndrrit) dhe sigurisht çifti.

E duke qënë në këtë sezon të ngarkuar të vitit, kur sapo hap rrjetet sociale shikon vetëm postime dasmash, vallesh, ushqime me menutë e zgjedhura si edhe momente me video kur kërcejnë dasmorët, ne zgjodhëm një video dhe e bëmë repost në profilet e Melody TV.

Në video shikohet atmosfera në një dasëm në të cilën shoqëria është duke “respektuar” çiftin duke i hedhur lekë.

https://fb.watch/fa681dpFvG/

Ka qënë pikërisht kjo video e cila ka shkaktuar komente dhe reagime të shumta në profilin facebook përsa i përket hedhjes së lekëve në dasma.

Nisur nga komentet e shumta lidhur me këtë temë, vendosëm të bëjmë një sondazh: Hidhni apo jo lekë në dasma?

Në Instagram, 39% e votuesve thonë se është turp të mos hedhësh lekë, 36% prej tyre e bëjnë sepse janë të “detyruar” dhe vetëm 25% e tyre rrinë në tavolinë dhe shijojnë atmosferën, japin zarfin me “qokë” dhe nuk e fusin me dorën në xhep.

Në facebook kemi një tjetër situatë, ku shumica prej votuesve kanë thënë se japin vetëm zarfin dhe nuk hedhin lekë gjatë dasmes.