Hacker-at i nxjerrin bisedat intime, reagojnë reperi…

Lajme

Profilet në rrjetet sociale të artistëve ndiqen jo vetem nga fansat por janë gjithashtu në fokus edhe të hacker-save, të cilët arrijnë që ti marrin kredencialet e profileve dhe madje në disa raste i publikojnë dhe bisedat intime.

Kjo gjë ka ndodhur me artistin Fero, i cili prej disa ditësh nuk ka kontroll të faqes së tij, e gjithashtu i kanë fshirë disa foto dhe i kanë publikuar edhe biseda me të fejuarën e tij. Sipas një lajmi nga “Arkiva News”, ai është vënë në kontakt me personat që i kanë vjedhur profilin dhe i kanë kërkuar edhe para.

I njëjti fenomen i ka ndodhue edhe S4MM dhe sipas rrjedhës së ngjarjeve duket sikur bëhet fjalë për të njëjtin person që qëndron pas sulmit.

Ata publikuan edhe në instagramin e Feros një bisedë me reperin të cilit madje i kishin kërkuar edhe para për ti rikthyer instagramin.