Ditët e fundit, moti ka qënë shumë i paqëndrushëm, ku si pasojë e rreshjve të shiut, ka patur edhe përmbytje.
Këto ditë krijojnë shumë trafik në kryeqytet dhe sigurisht që kësaj situate nuk i ka shpëtuar as moderatorja e programit “Në shtëpinë Tonë”, Julka Gramo, e cila ka mbërritur me vonesë në program dhe jo vetëm kaq, por pa këpucë.
Përmes një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, Julka shihet teksa vjen me nxitim në program ndërkohë që është këmbë zbathur dhe këpucët i ka në dorë.
“Dhe mirëmëngjes Julka Gramo”, thotë moderatori, Alban Musa, i cili shton: “Edhe zbathur”.
Por Julka nuk është mjaftuar me kaq, për shkak të lagështirës, ajo thuajse rrëshqiti në studio.
“Dhe qershia mbi tortë, desh rrëshqita”, shton Julka duke shkaktuar të qeshura të shumta në studio.
Moderatorja ka shtuar gjithashtu se pavarësisht se ishte nisur para dy orësh për të ardhur ne punë, sërish trafiku ka qënë aq i madh, saqë e ka patur të pamundur të arrinte në program në orarin e duhur.