Në muajin shtator, këngëtarja e njohur, Greta Koçi, konfirmoi për të gjithë dashamirësit e saj se ishte në pritje të ëmbël dhe se do të bëhej nëna e një djali.
Mirëpo sot, pritjes i ka ardhur fundi pasi përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, artistja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj se ka mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të saj.
Teksa ka publikuar dorën e saj teksa mban dorën e vogëlushit, Greta shkruan:
“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Eshtë dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekesor në Amsterdam”.
Artistja ende nuk ka preferuar të zbulojë emrin që ka zgjedhur për pjesëtarin e më të ri të familjes. Nga ana tjetër, kujtojmë që Greta është treguar hermetike sa i përket partnerit të saj, me të cilin nuk është parë asnjëherë në publik si edhe nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku në rrjetet sociale.