Getinjo ka një kritikë për ndjekësit e tij dhe arsyeja është kjo

Lajme

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është një artist tepër aktiv në rrjetet sociale. Shpesh herë reperi realizon biseda virtuale me ndjekësit e tij, teksa ndan copëza nga përditshmëria e tij si edhe të rejat më të fundit nga karriera e tij.

Mbrëmjen e kaluar, reperi ka publikuar një fotografi të tijën, të realizuar disa kohë më parë, me një model flokësh shumë ndryshe nga ai që ka sot.

Mesa duket, teksa është kthyer pas në kohë, artisti nuk është aspak i kënaqur me atë model që ka patur dhe për këtë madje ka “akuzuar” fansat e tij se nuk janë treguar të sinqertë, duke mos i treguar të vërtetën në lidhje me flokët.

Teksa ka publikuar foton e tij në Instastory, bashkangjitur saj, Getinjo shkruan:

“Kurrë nuk jua bëj hallall që nuk ma keni bërë bajat kur i kam patur flokët kështu”

Sa i përket karrierës së tij, Getinjo disa kohë më parë ka paralajmëruar fansat se së shpejti do të vijë me një album të ri së bashku me vëllain e tij, Mozzik.