Gentjana Gjergji: ""Urime martesa vlla" e kisha ruajtur si një thesar të cmuar për dasmën e vëllait por..."

Gentjana Gjergji: “”Urime martesa vlla” e kisha ruajtur si një thesar të çmuar për dasmën e vëllait por…”

Lajme

Gentjana Gjergji vijon të krijojë muzikë të bukur, duke kënaqur veshin e publikut shqiptar. Së fundmi artistja ka zgjedhur të vijë më një projekt muzikor, i cili sa e dëgjon, mendja të shkon tek dasmat, argëtimet, të cilat na mungojnë vërtet shumë në këtë kohë pandemie.

Në një intervistë të dhënë për “Melody TV”, Gentjana ka rrëfyer se kjo këngë në fakt i është dedikuar vëllait të saj por ai vazhdon të jetë 100% beqar, kështu që vendosi ta nxirrte në treg, për të gjithë ato motra që presin të martojnë vëllezërit e tyre.

Melody TV: “Urime martesa vlla”, me cilët keni punuar për këtë projekt muzikor?

Gentjana Gjergji: Teksti i kësaj kënge është një ide e imja, e hedhur në letër me mjaft mjeshtri nga Armand Trebicka  dhe ka më shumë se një vit që e kam në duar, ndërsa muzika, orkestrimi dhe videoklipi janë realizuar kohët e fundit…

E kam ruajtur si thesar të çmuar për kaq kohë, se nga vet titulli “Urime Martesa vlla” kam dashur shumë që së pari t’ja këndoja vëllait tim por, ai ishte dhe vazhdon akoma 100% beqar.

Duke qenë se u bënë kaq shumë vite që unë performoj nëpër dasma, i shoh dhe e përjetoj thuajse të njëjtë emocionin e motrës për vëllanë. Për vet faktin se ëdhe unë jam moter vendosa më shumë dashuri këtë këngë të bukur t’jua dhuroja të gjitha motrave shqiptare si një dedikim dhuratë, dritës së syve vëllezërve të tyre.

Melody TV: Sa kohë ju është dashur ta realizoni projektin në total dhe sa e vështirë ka qënë realizimi i tij, duke qënë se ende jemi në kohë pandemie?

Gentjana Gjergji: Jemi në një periudhë pandemie dhe pikërisht në këtë kohë kaq të vështirë atëherë kur po planifikoheshin masa më të forta apo edhe rimbyllje është realizuar dhe videklipi “Urime martesa vlla”.

Melody TV: Një këngë tepër ritmike, a është kjo këngë një paralajmërim për sezonin e dasmave?

Gentjana Gjergji: Po, pronotimet e tyre kanë kohë që kanë filluar. Dhe duke shpresuar që t’i kthehemi normalitet dhe të zhvillohen të gjitha këtë vit, pse jo, për mua do jetë një ndjesi e veçantë që kënga “Urime martesa vlla “ të performohet në çdo dasëm vetëm për dëshirën e motrave për vëllanë.

Melody TV: Duam të dimë se cili ka qënë reagimi i Rolandit teksa ka dëgjuar këtë këngë?

Gentjana Gjergji:(Qesh) Ka mbetur pa fjalë.