Gentjana Gjergji: Ka patur momente që kam menduar të heq dorë nga muzika

Gentjana Gjergji: Unë dhe muzika jemi si dy magnete me pole të kundërta që tërhiqemi fort pas njëra-tjetrës

Lajme

Një tjetër projekt i bukur i është shtuar muzikës shqiptare dhe ajo është “Oj dashni”, publikimi më i ri i Gentjana Gjergjit. Artistja, e cila numëron shumë vite karrierë, ka rrëfyer për “Melody TV” se ka patur momente që ka menduar të dorëzohej, për të hequr dorë nga muzika, por duket se asgjë nuk e ndan artisten nga pasioni i saj më i madh, muzika.

Në intervistën e dhënë, këngëtarja ka treguar më tej për projektin e saj më të fundit, “Oj dashni”, në të cilin e gjejnë veten të gjithë.

Melody Tv: “Oj Dashni” titullohet projekti juaj i fundi, si lindi si ide dhe a është ai një dedikim?

Gentjana Gjergji: Jo, në fakt kënga “Oj Dashni” nuk është një dedikim por duke qene që dashuria i jep kuptim qënies njerëzore dhe krejt universit, mendova se ku ka më bukur se t’i këndosh asaj.

Melody TV: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Gentjana Gjergji: Për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Drinor Zymberi, tekstin Vigan Sulejmani ndërsa për klipin “Dart Channel”. Jam e lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshem me ta.

Melody TV: Prej vitesh merreni me muzikë, ka patur ndonjë moment dobësie ku keni menduar të hiqni dorë prëj saj?

Gentjana: Shumë… Përveç këtij sezoni që dihet se është në një periudhe jo të mirë, sezonet e tjera gjithmonë kanë qënë të mbikanguara. Kishte momente që lodhesha shumë nga eventet e njëpasnjëshme saqë dorëzohesha duke thene: “Nuk vazhdohet kështu”, por jo, sapo zgjohesha të nesërmen edhe nese nuk e kisha marrë veten plotësisht, nisesha për në eventin tjetër. Eshtë e pashpjegueshme por muzika është një dashuri që nuk ka lodhje që na ndan. Në fakt unë dhe muzika jemi si dy magnete me pole të kundërta që tërhiqemi fort pas njëra-tjetrës.

Melody TV: Pavarësisht se ky vit ka qënë paksa i dobët në prodhimin e muzikës, ju keni prodhuar disa këtë verë, sa këngë ekzaktësisht dhe pse kjo zgjedhje?

Gentjana Gjergji: Ashtu do ti quaja dhe unë, 4 projekte të reja. Edhe pse kënga “M’thuaj” ka 4 vite që ka dalë dhe 3 vite kënga “Zemër Shqiptare” që për hir të së vërtetës është një ndër këngët më të bukura dhe më të pëlqyera nga audienca dhe ka arritur mbi 2.8 milionë klikime në “YouTube” por që është hedhur në transmetim këtë vit. “Pse” është gjithashtu një këngë mjaft e pëlqyer.  Kënga “Oj dashni” sapo ka dalë nga furra dhe është e mirëmenduar për stinën e nxehtë tëverës. Jam e sigurt që nuk ka njeri që nuk e gjen veten qoftë edhe një herë të vetme në vargjet brilante që ajo mbart.

Melody TV: Një mesazh për të gjithë ata që mbështesin dhe dëgjojnë muzikën tënde

Gentjana Gjergji: Ju dëshiroj shëndet e çdo të mirë të kësaj bote. I falenderoj me zemër për besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar që me japin, janë më të mirët në botë.