Genta Ismajli zbulon lajmin e bukur përmes videos në Youtube

Lajme

Prej muajsh një prej këngëtareve më të komentuara në rrjetet sociale është Genta Ismajli.

Ajo dhe partneri i saj turk janë në pritje të ëmbël dhe të gjithë janë shumë kuriozë për të ditur gjininë e femijëve.

Përmes një postimi në Instagram, ajo deklaroi se do të zbulojë gjininë e fëmijëve në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

E veshur me një fustan të zi trasparent ku bie në sy barku i saj i rrubullakosur ajo shfaqet e lumtur pranë partnerit të saj.

  

Në videon e publikuar sot në kanalin e saj në Youtube, Genta dhe Usta, kanë zbuluar se janë në pritje të binjakëve, një vajzë dhe një djalë.

Ajo e ka postuar gjithashtu videon në profilin e saj në Instagram, ku shprehet se mezi e ka pritur këtë moment:

“Mezi kam pritur ta ndaj me ju këtë video TWINS GENDER REVEAL ??????♥️♥️ @ustagenta
Videon e plotë e gjeni në Youtube”