Genta Ismajli çmend Turqinë…

Lajme

Prej disa javësh këngëtarja super sexy, Genta Ismajli ndodhet në Turqi. Ajo është parë në hotele luksoze, jahte e darka romantike dhe patjetër ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të vendasve por edhe të medias turke.

Genta është duke përgatitur bashkëpunimin me një nga artistët më të njohur e më të dashur truk, i cili sipas mediave turke bëhet fjalë për Cezan.

“Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”, shkruan gjithashtu media turke.

Epo, nuk na mbetet tjetër vetëm të presim më shumë detaje nga Genta. Për projektin jemi të sigurt se do të jetë një super Hit! Si të gjitha projektet e saj…