Gashi suprizon me këngën e re me motive shqiptare!

Lajme

Këngëtari me origjinë shqiptare, por i njohur në të gjithë botën, Gashi, pritet të vijë me shumë projekte të reja për të cilat është duke punuar prej kohësh.

Shumë shpejt ai do të publikojë një album, ku në të cilin do të ketë 20 këngë që tashmë i ka gati.

Ajo çfarë na lumturoi më shumë është se nëpërmjet një InstaStory të postuar nga vetë ai, këngëtari ka zbuluar disa sekonda nga një këngë e cila mbart motive tradicionale shqiptare. Dhe jemi të sigurt se ky projekt do të jetë më i dashuri për të gjithë ne!

Një këngë kjo me shumë ritëm dhe në këtë menyrë të gjithë fansat e tij ndërkombëtarë do të mund të shijojnë pak nga muzika jonë e bukur.

Gashi gjithmonë di si të na bëjë krenar!

Tags: , ,