Ditën e djeshme, kryeartijkujt e mediave rozë janë përfshirë me deklaratën e babait të Sarës, i cili akuzoi nënën e ish-banores për tradhi dhe gjithashtu mohoi dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Pas kësaj deklarate, Sara ka reaguar tepër e revoltuar ndaj akuzave të rënda të bërë nga babai i saj. Përmes disa postimeve të bërë në profilin e saj të Instagramit, Sara ka publikuar disa dokumenta, të cilat vërtetojnë arsyen e vërtetë të ndarjes së prindërve të saj. Sipas dokumentave, kanë qenë problemet ekonomike ato që kanë çuar prindërit e Sarës drejt ndarjes.
Ish-banorja e BBV e ka konsideruar atë si qenien më të ulët në tokë, duke i konsideruar deklaratat e tij si një braktisje për herë të dytë.
Ditën e sotme, këngëtari i dashur i publikut shqiptar, Flori Mumajesi i ka dalë në mbrojtje publikisht Sarës, madje duke e quajtur se në këtë histori është motra e tij dhe jo vajza e një njeriu si ai.
Teksa ka publikuar në Instastory videon e babait të saj, Flori ka shkruar:
“Ky e quan veten baba, si një gjë e keqe, neveri. Sara Gjordeni në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky”.
Flori ka bërë gjithashtu një tjetër postim, në të cilin ka publikuar një pjesë nga filmi “Një vajzë dhe një djalë”.
“Sikur të kisha një baba”, shkruan Flori ndërkohë që ka etiketuar Sarën, duke shtuar edhe ikonën e zemrës.
Sara ka reaguar në këtë postim të Florit, duke shkruar:
“Të dua shumë. Faleminderit që je dhe faleminderit që e ngrite zërin”.