Flori dhe Argjend Lloga janë dy emra shumë të dashur për publikun. Një nga këngët e tyre që të gjithë e mbajmë mend është me titullin “Lot i verbër”, të cilën dy artistët e kanë publikuar në vitin 2004. Edhe sot kjo këngë vazhdon të këndohet dhe artistet e kanë risjellë këtë hit të tyrin të rifreskuar. Sot kemi Florin i cili do ti përgjigjet disa prej pyetjeve tona.
1.Mendoni se “Loti i verbër” do ketë të njëjtën famë?
Edhe pse koha ka evoluar, kënga “Loti I verber” vazhdon të jetë një këngë e famshme. E kemi rifreskuar për ta sjellë në koherencë për publikun. Besoj se ky variant i ri do të pëlqehet dhe do mirëpritet prej tij.
2. Pse nuk po bëni me bashkëpunime me vëllain tuaj, Argjendin?
Sëbashku me Argjendin kemi dalë në treg e jemi prezantuar vazhdimisht me bashkëpunime. Ndonjëherë është mirë mos të jesh përsëritës i vetvetes e ndaj ne kemi zgjedhur kështu. Në momentin e parë që do të kemi diçka të re e të bukur për publikun, do e sjellim patjetër.
3.Muzika për ju është burim të ardhurash apo dicka që e bën për pasion?
Muzika është pasioni im më i madh. Nuk jetoj prej muzikës, por jetoj për muzikën. 🙂 E dua me shpirt e investoj për muzikë të mirë
4. Ju patet nje shkëputje nga muzika, çfarë ju riktheu sërisht?
Aktivitetet e shumta në Amerikë, vendi ku jetoj dhe punoj më kanë mbajtur ‘të zënë’. Nga ana tjetër, nuk është se më ka pëlqyer diçka për t’u kthyer në treg.
Pas një takimi që pata me kompozitorin Mariglen Boja, më pëlqyen propozimet e tij dhe ja ku jemi sot.
5.Ku konsiston jeta juaj artistike në Amerikë?
Në Amerikë mundohem të ndjek pasionin tim me sa mundem. E bëj me shumë qejf dhe dëshirë sa herë që mundem të jem pjesë e aktiviteteve artistike të ndryshme që organizohen atje nga bashkëatdhetarët.
6. Pas publikimit të remix-it “Lot i verbër” cilat janë planet e mëtejshme përsa i përket muzikës?
Pas këngës “Lot i verbër” kam plane shumë që do të kemi këngë solo, bashkëpunime me këngëtarë të tjerë….. por do ti lëmë surprizë!