Dy artistët e njohur Flamuri dhe Iliri kanë bashkuar forcat për projektin e tyre muzikor të titulluar “T’u menu me t’harru”. Ky projekt muzikor i dyshes së talentuar është publikuar rreth tre javë më parë dhe është komentuar mjaft pozitivisht në kanalin e “Youtube”, ku një komentues e konsideron dy djemtë si dy artistë që bëjnë muzikë të mirë.
Përvec muzikës dhe tekstit mjaft të vecantë, një vlerësim mjaft të madh nga ana e publikut ka marrë edhe videoklipi i këngës.
Kjo dyshe e talentuar nuk është ndalur vetëm me kaq, vetëm shtatë ditë më parë, Flamuri dhe Iliri kanë publikuar një tjetër projekt muzikor, të titulluar “A po Vun”, duke rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar.
Një gjë që dallon këtë dyshe muzikore është fakti se publiku vlerëson që në klipet e tyre nuk shfaqet aspak femra të zhveshura, duke treguar kështu seriozitetin e punës së tyre.