Fjolla Morina sërish në qendër të vëmendjes për shkak të ligjit!

Lajme

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendimet e tij për shumë raste janë goxha të çuditshme dhe kjo ka krijuar fjalë.

Ai dhe Gjykata e Kukësit patën përplasje rreth çështjes së Fjolla Morinës, ku u bë kërkesa për masë arresti ndaj saj, të cilën e arrestuan në pikën kufitare të Morinës më 19 shtator 2020.

Rikujtojmë se këngëtarja u kap me dy armë zjarri të paligjshme teksa po kthehej në Shqipëri. Dosjen e saj e shqyrtoi gjykatësi, Florin Demollari, i cili ia riktheu dosjen Karriqit me arsyen se fakti ishte “cilësuar gabim”.

Prokurori kishte hedhur akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, por gjyqtari ishte i bindur se artistja duhej akuzuar për “trafikim të armëve dhe municioneve”, gjë që sipas ligjeve të Kodit Penal, Fjolla rrezikointe më shumë vite burg nëse akuzohej për arsyen e dytë.

Në fund, gjyqtari Demollari e dënoi Morinën me 6 vite burg, duke shpallur fajtore për “Trafik i armëve dhe municioneve”, ndërsa dënimi ishte minimumi i asaj të shkruar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori kishte kërkuar 7 vite burg për dënimin e saj, ndërsa Gjykata i dha asaj dy vite më shumë dhe kjo ishte hera e dytë që gjykatësi kundërshtonte Prokurorinë në lidhje me akuzën ndaj Fjollës. Por ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe përfitoi uloe të dënimit me 1/3, duke marrë gjithsej 6 vite burg.
Gjithsesi këngëtarja nuk ka kryer asnjë vit burg pasi ajo u arratis nga vendi ku ndodhej në arrest shtëpie, në Kukës dhe që prej asaj ditë është akoma në kërkim nga policia.

Tags: , , , , , , , , ,