Fifi ngel pa punë?! Këngëtarja nxehet keq me pronarët e klubeve…

Lajme

Fifi është një ndër vokalet mjaft të preferuara të publikut shqiptar dhe ajo është një artiste që nuk bën kompromisë kur bëhet fjalë për të kënduar “live”.

Ndërkohë që po shijon një ndër momentet më të bukura në jetë, atë të të bërit nënë, Fifi vazhdon të sjellë projekte të reja muzikore.

Por pavarësisht se është aktive në muzikë, duket se klubet e natës në Kosovë edhe në Shqipëri kanë lënë “pas dore” këngëtaren, duke mos e ftuar nëpër evente, gjatë kësaj periudhe shumë të ngarkuar me koncerte.

Përmes disa postimesh të bëra në profilin e saj të Instagramit, Fifi i është drejtuar klubeve duke i ironuziar për faktin që nuk e kanë ftuar.

I falenderoj dhe i përshëndës të gjithë klubet e natës në Kosovë edhe në Shqipëri për këtë behar“.

Isha përgatitur për një verë të mbushur me punë por mesa duket nuk jam aq “in” në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano dhe këto të huajt, janë më mirë për tregun tonë”.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se nuk i ka ngelur aspak hatri dhe se nëse do e kërkojnë, ajo do shkojë prap.

Gjithësesi ajo e përfundon postimin e saj, duke shkruar: “Gjithsesi më keni bërë nder se jam duke e shijuar rritjen e djalit. Mbase do kisha më shumë lek por edhe pa këto mirë jam. Faleminderit Zotit”.