Fejohet Samanta Karavella! Këngëtarja i thotë ‘po’ propozimit për martesë!

Lajme

Samanta Karavella është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar. Ajo sigurohet që shpesh të jetë fare pranë dëgjuesve dhe fansave të saj me projekte të reja, të cilat priten mjaft mirë. Megjithatë, bukuroshja ka vendosur prej kohësh që të mbajë shumë hermetike dhe larg syve të publikut jetën e saj personale.

Kjo të paktën deri më tani. Së fundmi është mësuar se Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 Dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’. Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij duke postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram.

Rikujtojmë se, Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.

Projekti i saj i fundit muzikor mban titullin “E vogla”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku. Më herët Samanta ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se do të sjellë një album, një projekt të madh me të cilin ka punuar prej kohësh.