Fatmir Sufa me këngët më të bukura

Fatmir Sufa me këngët më të bukura

Lajme

Sot rubrika “Top 5” sjell disa prej këngëve më të bukura të Fatmir Sufës, një këngëtar mjaft i dashur për publikun shqiptar.

Ja cilat janë disa prej këngëve më të bukura të repertorit te tij:

“Show” është një projekt muzikor i publikuar rret tre vite më parë nga Fatmir Sufa, i cili ka ardhur në bashkëpunim me Silver & Jamaikata.

“Vet M’ke Lon” është një tjetër këngë mjaf e njohur nga Fatmir Sufa, e publikuar në tetorin e vitit 2019-të, një këngë që nuk mund t’i mungonte kësaj përzgjedhjeje muzikore.

Si një këngëtar që dëshiron të jetë sa më pranë fansave të tij, në verën e vitit 2019-të, Fatmir Sufa publikoi “A Ke Dashni” në bashkëpunim me Petronella.

Në dhjetorin e vitit 2018-të, Fatmir Sufa bashkoi fuqitë me këngëtaren e njohur dhe të suksesshme Albërije Hadërgjonaj, për projektin muzikor “1 shans”, një këngë mjaft ritmike, që nuk i reziston dot kërcimit.

“Habibi” është një ndër projektet më të reja të Fatmirit, i cili gjithashtu ka zgjedhur të bashkëpunojë më një tjetër artistë dhe është pikërisht Mandi i Nishtullës. Edhe pse ka më shumë se një javë që ka dalë në treg, kjo këngë është mjaft e kërkuar në programet e ndryshme të Melody TV.

Mos harroni të ndiqni transmetimin e plotë të këngëve të Fatmirit sot në orën 20:00 në Melody TV.