Ervis Behari publikon datat e reja të koncerteve!

Lajme

Ervis Behari, këngëtari simpatik i muzikës së jugut. Ai është ndër zërat më të dashura të publikut dhe shumë i kërkuar në zonën e jugut të Shqipërisë.
Ai është angazhuar me muzikë në vitin 2015 kur edhe ka nxjerrë projektin e tij të parë. Muzika që ai identifikohet është popullore e jugut dhe këngët e tij këndohen nga i madh e i vogël dhe janë bërë pjesë e festave familjare. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në “Maratonën e këngës popullore shqiptare” në të cilë ka marrë duartrokitje pafund.

E për gjithë dashamirësit dhe dëgjuesit e muzikës së tij, Ervis Behari ka publikuar pak më parë në llogarinë e tij në Instagram datat e koncerteve të tij. Pra nëse doni muzikë të mirë, Behari ju tregon se ku mund ta gjeni gjatë muajit nëntor!

Datat Nëntor 2021

Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me më të mirët e muzikës shqip siç është Adi Hila, i cili ka punuar dy këngët e fundit të Ervisit.

Tags: ,