Ervis Behari mund bindshëm Ylli Bakën në duel

Lajme

Në duelin e My Melody sot kemi patur dy artistë të muzikës popullore të jugut Ervis Behari dhe Ylli Baka.

Një duel jo vetëm midis dy artistëve por gjithashtu midis dy brezave.
Ylli Baka është një ndër artistët më të njohur dhe më të dashur nga publiku ndërsa Ervis Behari një nga zërat e rinj, i cili ka hyrë ne zemrat e publikut.

Një përballje midis dy personazheve të cilët përfaqësojnë muzikën popullore të jugut por me origjinalitetin e tyre. Midis eksperiencës dhe trendeve të reja, traditës dhe së resë, dëshirës për të ruajtur origjinën dhe nevojës për tu përshtatur me kohën shikojmë ndryshimin dhe trasformimin që vjen me brezat e rinj.

Ndjekësit në Instagram të Melody TV Albania kanë zgjedhur të preferuarin e tyre.

Me një diferencë të dukshme, publiku ka zgjedhur si të preferuarin e ti Ervis Behari.


Mesa duket Ervis Behari ka fituar zemrat e publikut dhe ka krijuar rrenjë të forta  në muzikë.