E ftuar në emisionin “E Diell”, Eranda Libohova na ka folur më shumë për jetën profesionale dhe atë private.
Të gjithë e dimë një nga gojëdhënat më të hershme që bëhet midis vajzave kur njëra martohet – sa hërë që një vajzë martohet ajo i tërheq hundën motrës, kushërirës apo shoqes, për ti sjell fat që së shpejti të martohet.
E pra, gjatë intervistës ajo është ngacmuar nga gazetari Ervin Kurti i cili i tha: “Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”- i tha Ervini duke qeshur.
Eranda me sportivitetin që e karakterizon i kthen një përgjigje gjithashtu me humor – “Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është”, tha këngëtarja duke qeshur.