Eraldo Rexho feston si shqiptar i vërtetë me Artjola Toskën, Fatmira Breçanin e shumë artistë të tjerë

Lajme

Eraldo Rexho ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme.

Festat e tij të ditëlindjes kanë qënë shumë të komentuara sidomos për të ftuarit vip të cilët nuk kanë munguar as këtë herë.

Eraldo ka mbushur plot 30 vjeç këtë vit dhe si një feste përvjetori nuk është kursyer aspak as me të ftuarit e as me argëtimin.

Festa e tij e ditëlindjes i ngjasonte një koncerti të vërtet të muzikës shqiptare me të ftuar si Artiola Toska, Fatmira Breçani, Sinan Hoxha, Lori Kacka, Juliana Pasha, Irini Qirjako e shumë të tjerë të cilët kanë ndezur atmosferen me valle e këngë.

Videot e fotot nga festa kanë qënë të shumta nga të ftuarit e në një video të postuar nga Eraldo ai shprehet:

“Festa më e bukur e jetës sime. Faleminderit të gjithë miqve që ishin me mua në këtë 30-vjetor”

Kliko në foto për të parë videon