“Era” rikthen Mira Konçi sërish në muzikë

Lajme

Mira Konçi është rikthyer në tregun muzikor pas kaq shumë vitesh mungesë.

Ajo sapo ka publikuar këngën e saj më të re, një version të veçantë të këngës së grupit “Gjurmët”, “Era”. Një bashkëpunim me kitaristin, Faton Macula.

“Më në fund është këtu. Kaq e lumtur që po ndaj me ju këtë emocion”, shkruan Mira Konçi në rrjetet sociale.

Duhet të jetë një projekt vërtet i veçantë pasi mban në titull emrin e vajzës së saj Era, me të cilën artistja duket se ka një marrëdhenie shumë të afërt duke u shfaqur me të shumë herë në rrjetet sociale.

Çfarë të themi më shumë, na kishte munguar zëri i saj.