Era Istrefi në një lidhje sekrete?

Lajme

Era Istrefi është vënë në fokus të portaleve online për një lidhje “sekrete” të mundshme me këngëtarin britanik Julian Perreta.

Bashkëpunimet muzikore, udhëtimet, fotot e shpeshta bashkë në rrjetet sociale, komentet që i bëjnë vazhdimisht njëri-tjetrit kanë bërë që të lindin dyshime te fansat që mes tyre nuk ka vetëm miqësi.

Përmes një postimi ai ka deklaruar se me Era Istrefi janë thjesht miq shumë të mirë. Perreta hodhi poshtë çdo aludim të krijuar për këtë raport dhe tha se Era është shoqja e tij më e mirë:

Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë. Ne kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë. Nuk mund të ishim më pranë se kaq. Ajo do të thotë e gjithë bota për mua”.

Mesazhin e ka ripostuar dhe Era duke konfirmuar se janë vetëm miq.

Epo ku ka zë nuk është pa gjë. Të presim, të vërtetat gjithmonë dalin…