Eni Koçi ka një ide se si t’ia “mbyllni” gojën gruas….

Lajme

Eni Koci, këngëtarja e njohur shqiptare, prej një viti tashmë po shijon ardhjen në jetë të vajzës së saj, Adea, e cila festoi 1-vjetorin e lindjes tetorin e këtij viti.

Artistja është shkëputur disa kohë nga muzika për t’iu dedikuar rritjes së vajzës së saj por Eni ka lajmëruar ndjekësit e saj se shumë shpejt do të kthehet me disa projekte të reja muzikore.

Eni është një personazh publik që shpesh herë ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet më të bukura të jetës së saj ndërsa ditën e sotme ajo ka vendosur të vijë me një “këshillë” për të gjithë ata që vuajnë nga gratë që flasin shumë.

Këngëtarja ka publikuar një video në rrjetin social “TikTok”, teksa shihet me bashkëshortin e saj, Genc Prelvukaj, i cili ka gjetur zgjidhjen më të mirë për t’i “mbyllur” gojën Enit, ndërkohë që ajo flet.

“Edhe që po të thosha, shkoi shumë mirë, gjithçka shkoi shumë mirë. Edhe Adea ka ndenjur shumë mirë…”, dëgjohet të thotë Eni në videon e publikuar ndërkohë që ligjerata e saj është ndërprerë nga Genci, i cili i ka vendosur në gojë këngëtares, “çuçin” e vajzës së tyre, Adeas.

“Si ma mbyll gojën Genci në makinë, me “çuçin” e Adeas”, dëgjohet të thotë Eni.

Bashkangjtiur kësaj video, Eni shkruan: “Ja një ide si t’i “mbyllni” gojën gruas”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e të qeshurës.